Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka zhgenjyer mbremje e sotme ne ndeshjen e pare te kampionatit teksa eshte mundur brenda ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nga Teuta e Durresit me rezultatin 87-95. Pritshmerite e kesaj skuadre ne fakt kane qene me te medha, nisur edhe merkatoja e zhvilluar.

Rikthimi i Shestanit dhe Memçajt dhe mbi te gjitha ardhja e kater basketbollisteve amerikane, krijoi pershtypjen se Vllaznia e ketij sezoni do te ishte pretendente per fitimin e titullit kampion. Por per momentin kjo nuk mund te thuhet. Te pakten paraqitja e lojtareve te ardhur nga kontinenti i larget ka qene vertete zhgenjyese.

Ndoshta ende nuk jane pershtatur me basketbollin shqiptar, ndonje prej tyre kishte edhe probleme fizike. Por nga ana tjeter, ndonjeri prej te ardhurve edhe mund te mos kete cilesi. Ajo qe mund te themi me siguri eshte se paraqitja e tyre sonte ka qene vertete zhgenjyese.

Kete e tregon me se miri fakti qe te kater amerikanet sebashku kane shenuar vetem 30 pike ne kete takim (Wright 13, Walton 10, Wilkins 4, Lenori 3), !!! Nga ana tjeter, Elian Memçaj, shkodrani i talentuar, ka shenuar i vetem 26 pike. Kaq mjafton per te kuptuar se lojtaret e ardhur nga merkatoja nuk e bene si duhet punen e tyre, as ne mbrojtje dhe per me teper as ne sulm dhe si rrjedhoje Vllaznia sonte humbi duke zhgenjyer edhe tifozet e shumte te pranishem ne pallatin e sportit./www.shkodrasport.com/