Bledar Devolli ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme nga drejtimi i skuadrës së Kukësit e cila edhe me të në pankinë nuk arriti të shkëputej dot nga vendi i fundit në renditje. Por tekniku gjirokastrit nuk ka qëndruar shumë pa skuadër.
Kjo sepse ditën e sotme ai është zyrtarizuar në krye të një skuadre tjetër. Bëhet fjalë për Luftëtarin e Gjirokastrës dhe Devolli kësisoj do të rikthehet në vendlindje, por këtë herë në rolin e trajnerit.
Ai do të zërë vendin e Besmir Shabanit, trajnerit vlonjat që u shkarkua për mungesë rezultatesh. Një situatë kjo disi e pakuptimtë sepse Devolli largohet nga drejtimi i Kukësit ngaqë nuk mundi ta nxjerrë dot nga kriza dhe shkon të shpëtojë një tjetër skuadër si Luftëtari që po ndodhet nuk ka rezultatet e duhura.
Gjithsesi tashmë është vendosur dhe rrokada në pankinën gjirokastrite ka ndodhur. Drejtuesit atje shpresojnë shumë në kalimin e kësaj situate dhe për këtë besojnë tek Devolli.















