Ndryshe nga paraqitja ne Bosnje- Hercegovine ndaj Shiroki Brijeg, kjo e rradhes ne Limassol ndaj AEL, ka qene me ndryshe.

Ndonese perballe ka patur nje kundershtar shume me te forte se ai i turit te pare, shkodranet bene nje paraqitje pergjithesisht te mire ne stadiumin “Tsirio”.

Pikerisht kjo paraqitje, i ben optimiste tifozet e Vllaznise per kalimin e turit te skuadres se tyre te zemres te enjten e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Prej dy ditesh ne te gjithe ambjentet sportive shkodrane flitet per kete sfide dhe rezultati 0-1 i saj, i ben ata optimiste per nje permbysje te tij dhe kualifikim te Vllaznise ne turin e trete te ketij kompeticioni.

Shanset dhe mundesite per ta bere kete gje jane, por kuptohet qe ne nje ndeshje futbolli jane shume gjera qe vendosin. E rendesishme eshte qe lojtaret e Vllaznise do te provojne serish permbysjen./SHKODRA-SPORT.COM/