Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve ka zhvilluar këtë të enjte një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Kukësit U-21. Ndeshja e luajtur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz ka përfunduar në favor të kuqezinjve, me rezultatin 6-1.
Kuqezinjtë e vegjël bënë një paraqitje shumë të mirë, me një pjesë të parë mjaft të shkëlqyer, ku arritën të shënojnë dy gola, pikerisht me shkodranet Albi Shpuza dhe Klevis Dragaj.
Në pjesën e dytë, djemtë e Cungut shënuan edhe katër herë të tjera. Edhe i treti ka per autor sulmuesin e KF Shkodra Albi Shpuzën i cili kesisoj ka bere nje paraqitje shume te mire ne kete ndeshje duke spikatur.
Ka shenuar edhe Hoxha dhe njekohesisht ka patur edhe nje dopietë te Muzhaqit e cila ka kompletuar fitoren e thelle 6-1 te kombetares U19 ndaj Kukesit U21./SHKODRA-SPORT.COM/