Vllaznia luajti sot miqesoren e rradhes, ate ndaj Tiranes ne stadiumin “Selman Stermasi”, te cilen e fitoi me rezultatin e ngushte 1-0, fale golit te shenuar ne minuten e 50-te nga mbrojtesi Stojanoviç.

Ne kete ndeshje, nje paraqitje shume te mire kane bere Esat Mala dhe Lorik Boshnjaku, por bashke me ta edhe mbrojtesi 20 vjeçar Flori Spahija. Ne mungese te kapitenit Hakaj qe vazhdon te kete probleme shendetesore, trajneri Memelli ka aktivizuar futbollistin e ri shkodran.

Dhe ndonese perballe ka patur nje lojtar si Kristal Abazaj, Spahija jo vetem qe nuk ka patur emocione ne loje por ka treguar besim dhe siguri ne çdo nderhyrje te bere. Perpos kesaj, eshte protagonist edhe tek rasti i golit te vetem te kesaj ndeshje.

Pas krosit te ardhur nga goditja e denimit, ai ka kercyer mbi te gjithe me koke, duke e ulur topin per tek Stojanoviç, qe ka gjuajtur sakte duke e derguar ate ne rrjete.

Spahija ka qendruar ne fushe per rreth 80 minuta dhe me pas i ka leshuar vendin blerjes me te fundit te Vllaznise, Xhelil Asanit. Megjithate specialistet e pranishem sot ne “Selman Stermasi” sigurisht qe jane shprehur shume pozitivisht per paraqitjet e mbrojtesit shkodran, duke shprehur nga ana tjeter habine pse klubi shkodran ka kerkuar te bleje nje zevendesues te Hakajt duke e patur ate ne organike.

Megjithate nese Spahija vazhdon te paraqitet po kaq mire sa ne keto miqesore (ndaj Teutes shenoi golin e barazimit), padyshim qe edhe besimi i stafit teknik per te do te rritet dhe ai do te marre ate qe i takon./SHKODRA-SPORT.COM/