Ditën e sotme trajneri i Shqipërisë U 21, Alban Bushi, ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për europian ndaj Kosovës, më datë 15 tetor. Në listë janë përfshirë gjashtë futbollistë nga Kategoria Superiore, ndërsa ka pasur vend edhe për talentin Eridon Qardaku, i cili po bën mjaft mirë me Bylisin.

Mesfushori shkodran u largua ne vere nga Vllaznia duke kaluar tek ballshiotet me te cilet po luan rregullisht dhe madje po shenon edhe gola. Kjo e ka bindur trajnerin Bushi ta perfshije ne kombetare ne grumbullimin e rradhes.

Gjithashtu, në listë janë edhe Armando Broja, që aktivizohet me të rinjtë e Çelsit. Kuqezinjtë vijnë nga një moment jo shumë pozitiv teksa janë mposhtur në ndeshjen e fundit nga Austria me rezultatin 0-4.

Shpresat për një kualifikim janë zbehur, teksa Shqipëria renditet në vendin e pestë me dy pikë të grumbulluara në katër ndeshje. Nga ana tjetër, Kosova është në vendin e dytë me gjashtë pikë në tre ndeshje. /VipSport/

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bushi: