Pas ditëve entuziazmuese të Kombëtares shqiptare, vëmendja e opinionit futbolldashës në Shqipëri kthehet përsëri te aktivitetet kombëtare dhe sidomos te Superiorja e cila në javën e 7 dhuron duele shumë interesante. Duele, rezultatet e të cilave janë simuluar 10 mijë herë nga sistemi kompjuterit i ekspertëve të statistikave të “Football Meets Data” me përfundime mjaft interesante.

Sipas parashikimi të “superkompjuterit”, skuadra me koeficientin më të lartë për të marrë një fitore këtë javë është Elbasani, e cila triumfon në 62% të simulimeve që i janë bërë ndeshjes ndaj Vorës.

Ndërkaq, sfida me e ekuilibruar është ajo mes Tiranës dhe Teutës, me përfundime thuajse të barabarta për fitoren e ekipeve, ku bardhebluve u jepen vetëm 1% më shumë shanse.

Ndërkaq, parashikohen që 2 sfida të dalin me suksese të skuadrave në transfertë, pasi Vllaznia ka në favor 42% të parashikimeve për të mundur Bylisin, ndërsa për një fitore të Partizanit ndaj Flamurtarit, kjo përqindje arrin deri në 50.

Ajo që bie në sy është se supersfida e kësaj jave mes Egnatias dhe Dinamos, sipas projeksionit të superkompjuterit, sheh rrogozhinasit dukshëm të avantazhuar për një fitore pasi simulimet e nxjerrin me tre pikë skuadrën e Edlir Tetovës në 54% të rasteve.