Nesër dhe pasnesër do të luhen ndeshjet e javës së 11-të të “Abissnet Superiore”. Ato janë të ndara në dy ditë dhe pritet të dhurojnë sfida shumë interesante.

Specialisti i njohur i futbollit Shkëlqim Muça në “Rubrika Sportive” ka bërë edhe parashikimin e tij për te pesë ndeshjet e kësaj jave.

Kuptohet që si një njohës shumë i mirë i kampionatit shqiptar, ai shpesh ka arritur të gjejë fituesit e shumë ndeshjeve, çka ia kanë rritur vlerat atij si një parashikues i saktë.

Po si i mendon Muça ndeshjet e javës së 5-të:

Laçi- Dinamo, fiton Laçi

Teuta- Vllaznia, fiton Vllaznia

Egnatia- Tirana, fiton Tirana

Kastrioti- Kukësi, fiton Kukësi

Partizani- Skënderbeu, fiton Partizani