HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Parashikuesi' Mevlan Adili: Ja si ndahet ndeshja Laçi- Vllaznia

‘Parashikuesi’ Mevlan Adili: Ja si ndahet ndeshja Laçi- Vllaznia

Ne keto ndeshjet e fundit ka qene vertete nje “parashikues” i sakte per ndeshjet e Vllaznise. E kemi fjalen per mbrojtesin e saj Mevlan Adili.

Ndonese nuk ia kemi publikuar parashikimet e tij, ne fakt na ka dale ashtu siç ka thene ai dhe numri 4 i kuqebluve ka dhene ne fakt edhe nje parashikim per ndeshjen e neserme me Laçin.

“Do te futemi ne fushe me objektivin e qarte per ta fituar kete ndeshje, por une parashikoj se ajo do te mbyllet ne barazim”- ka thene Mevlan Adili.

Dy jave me pare parashikoi qe Vllaznia do te fitonte ndaj Kastriotit, madje duke thene se do te shenonte Demir Imeri dhe kjo i doli, sepse kuqeblute fituan dhe njeri nga golat erdhi pikerisht nga ky lojtar/

Javen e kaluar po per “Shkodra Sport” Adili do te deklaronte se Vllaznia fiton edhe ndaj Partizanit, madje me nje gol ne minutat e fundit te ndeshjes. Dhe per koinçidense keshtu ndodhi sepse goli i fitores shenuar nga Dilaver erdhi vetem ne minuten e 87-te te ndeshjes.

Per neser Adili parashikon barazimin dhe pse jo edhe fitoren dhe per “Shkodra Sport” do te deklaronte: “Nese marrim barazim neser ne Laç, do te jete njelloj sikur te marrim tre pike. Nese fitojme, do te jete njelloj sikur te marrim gjashte pike”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments