Është mbyllur pa fitues 1-1, supersfida mes Partizanit dhe Laçit e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një rezultat ky që kënaq të dyja ekipet pas hapit fals të Vllaznisë ndaj Tiranës.

Kryeqytetasit e Dajës kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, falë golit të Çinarit në minutën 45+1’, pas harkimit të Hakajt nga e majta. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Partizanit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Laçi gjeti baraspeshën me sulmuesin me Harmon.

Pavarësisht tentativave, të dyja skuadrat u pajtuan me një pikë. Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë, u regjistruan një numër i madh rastesh shënimi, ku rritmi ishte tepër i lartë dhe i kënaqshëm.

Me këtë barazim, Partizani e ngushtoi diferencën në 3 pikë nga Vllaznia kryesuese, ndërkohë që Laçi i Duros, ka 1 pikë më pak se kryeqytetasit. Sfidën e radhës Partizani do e luajë ndaj Apolonisë, ndërkohë që kurbinasit do të jenë mysafirë ndaj Kukësit.