Bekim Rexhepi u largua vetëm para pak ditësh nga Partizani dhe është në kërkim të një skuadre tjetër. Gardiani, që u shpall kampion me Partizanin është pranë kalimit në Turqi.
“Panorama Sport” mëson se ai ka një ofertë, të cilën po e shqyrton dhe po e negocion.
Në rast se versioni i kalimit në Turqi nuk kryhet, Superiorja mbetet një opsion dhe Skënderbeu do të ishte një mundësi potenciale, pasi ai atje ka shkëlqyer.
Nëse Rexhepi do të transferohej në Turqi, në fakt kjo do të ishte një humbje për Partizanin, i cili nuk do të përfitonte ekonomikisht nga një transferim i tillë i gardianit të cilit iu rrit shikueshmëria dhe vlera në treg falë suksesit me të kuqtë.