Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për renditjen dhe për moralin, duke u kthyer te sukseset e hedhur sytë edhe një herë nga grupi i skuadrave që ka më lart në renditje. Skuadra e Mehmetit ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Teutën kampione në fuqi, në një triumf që nuk u vu asnjëherë në diskutim.
Ndeshja filloi me golin e shpejtë të Skukës që ia bëri më të thjeshtë takimin të kuqve që u mbrojtën me rregull e sulmuan duke shfrytëzuar hapësirat që linte prapavija e Teutës.
Cara dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë ndërsa në fillimin e të dytës, Daja ua thjeshtoi me shumë gjërat kundërshtarëve me një karton të kuq që mori për protesta kundër gjyqtarit Xhaja.
Në epërsi numerike, Partizani e kishte shumë më të lehtë të menaxhonte gjithçka dhe gjeti përsëri rrjetën me Skukën. Në fund, kishte kohë edhe për golin e Zhunior, falë ndihmë së VAR, duke vulosur një sukses të rëndë 4-0 për ekipin e Partizanit.
TEUTA-PARTIZANI 0-4
2′ Skuka, 28′ Cara, 60′ Sota, 90’+2′ Zhunior