Herald Marku nuk do të jetë më një futbollist i Partizanit, me lajmin që përflitej prej ditësh dhe është zyrtarizuar vetëm së fundmi nga vetë klubi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i kuq bënë me dije se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës dhe se mesfushori mund të quhet një lojtar i lirë.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Herald Markun. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve duke i dhënë mundësi Markut jetë një lojtar i lirë.

FK Partizani falënderon Herald Markun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive”- shkruhet ne njoftimin e klubit te kuq.

Pas mbylljes së kësaj marrëveshje, këtë pasdite Marku pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Vllaznisë, skuader me te cilen ka luajtur per dy sezone me rradhe.