Është mbyllur takimi i parë i javës 20 në Superiore, me Partizanin që ka marrë një fitore bindëse 0-3 në transfertë kundër Luftëtarit. Trajneri i “Demave”, Adolfo Sormani, gjeti më në fund fitoren e parë në krye të kampionëve në fuqi.

Ndeshja nisi praktikisht me gol, pasi Solomon shënoi që në minutën e tretë për Partizanin. Nisja e mirë e “Demave” nuk do të ndalonte këtu, pasi në të 17-ën, Broja do të dyfishonte shifrat. Me rezultatin 0-2, u mbyll dhe pjesa e parë.

Në të dytën, të dyja skuadrat kishin mundësi për të tundur rrjetën, por ishin sërish kampionët ata që arritën të shënonin. Në minutën e 72-të, William Cordeiro do të shënonte golin e fundit të sfidës.

Luftëtari e kishte mundësinë për të shënuar në minutën e 77-të, por topi i goditur nga Dushkaj u përplas në shtyllë