Partizani ia ka dalë të marrë fitoren e dytë në kampionat, teksa ka mposhtur në transfertë Apoloninë me shifrat 0-2. Të kuqtë shënuan nga një gol për pjesë të cilat mjaftuan për triumfin final.
Fillimisht, ai që zhbllokoi shifrat ishte Eneo Bitri, teksa mbrojtësi përfitoi nga një spond në zonë nga ana e sulmuesit Solomon dhe pranë portës nuk gaboi.
Ndërkohë, në fraksionin e dytë të sfidës, po ashtu Bardhi nga pranë portës tund për herë të dytë rrjetën e kundërshtarëve dhe vendos në kasafortë tre pikët, ndërsa nuk i mungoi festës edhe Idrizaj me golin e tij në minutën e 81.
Tashmë, Partizani ngjitet në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Apolonia vazhdon të jetë pa fitore në këto katër javë të para. /VipSport/