Partizani ka njoftuar se skuadra do nisë përgatijet për sezonin e ri nesër në gjashtë gusht në orën 20:00. Të besuarit e Ilir Dajës do zhvillojnë stërvitje në mbrëmje, për shkak të temperaturave të larta në Tirana.
Pas impenjimeve në Conferernce League, stafi teknik kishte dhënë disa ditë pushime për lojtarët, që do jenë nesër nën urdhërat e trajnerit. Me grupin e plotë, të kuqtë rikthehen në përgatitje për sezonin e ri që nis në shtator.
Njoftimi:
EKIPI NIS ZYRTARISHT PËRGATITJET NË 6 GUSHT
Skuadra do të rifilloj përgatitjet të premten. Pas impenjimeve në sfidat e Ligës së Konferencës, lojtarët do të rikthehen në 6 gusht për të nisur stërvitjet intensive. Seanca e parë është programuar të zhvillohet në kompleksin sportiv “Fooball Republic” në orën 20:00. Grupi i plotë do ti rikthehet përgatitjeve në fushë për sezonin e ri futbollistik në drejtimin e trainerit Ilir Daja dhe stafit teknik.