HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani në humor, por vetëm 2 lojtarë i kanë shënuar Vllaznisë

Partizani në humor, por vetëm 2 lojtarë i kanë shënuar Vllaznisë

Vllaznia dhe Partizani do përplasin “brirët” në javën e 12-të të Superligës. Një takim që në letër është edhe më i forti i mesjavës në Superligë, ku tashmë kampionati ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe të “nxehtë”. “Demat e kuq” vijnë në Shkodër në një formë optimale.

Kjo edhe për pasojë e gjetjes së ritmit të fitorev, ku 16 herë kampionët e vendit kanë marrë dy suksese rradhazi kundër Teutës dhe Skënderbeut. Patjetër që në Shkodër të besuarit e Dajes do kërkojnë të vijojnë në rrugën e nisur.

Por po të hedhim një sy rozës së skuadrës kryeqytetase, vetëm dy prej tyre e njohin shijen e golit kundër Vllaznisë. Arinaldo Rrapaj realizoi kundër kuqebluve në ndeshjen e fazës së parë në Elbasan që përfundoi në shifrat 1-1. Gjithashtu një lojtar tjetër që ka shënuar kundër Vllaznisë në të shkuarën është edhe Esat Mala.

Mesfushori nga Prizreni ka gjetur rrjetën para 2 sezonesh ku Vllaznia humbiste në shifrat 3-0 në Tiranë kundër të kuqve. Pra vetëm këta dy lojtarë kanë shënuar kundër Vllaznisë ndërsa tek të kuqtë është edhe Herald Marku që ka realizuar në duelet Vllaznia-Partizani, por kur mbante veshur fanellën kuqeblu.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments