Egnatia mori një barazim në fund përballë Partizanit në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, u shpreh se skuadra e tij meritonte më shumë, por edhe me një pikë ishte i lumtur, me Egnatian që ruan pozitat në tabelë.

“Mendoj se një pikë është një pikë. Mendoj se sot e fitoi Partizani pikën. Dominuam për më shumë se 70 minuta. Futbolli ky është. Një pikë na shërbeu për të ruajtur vendin në tabelë.

E rëndësishme për trajnerin është që të nxjerrë ekipin para portës. shënojmë apo nuk shënojmë është çështje lojtarësh.

Për ekipin tim nuk ka pasur fare presion.

Ne kishim përgatitur lojën sot me ndërrimin e krahut të lojës. Partizani lë shumë hapësira mes linjave. Lojtarët nuk u përgjigjën te kjo pjesë në pjesën e parë.

Një pikë për ne është me shumë vlera. Ne nuk na vjen mirë që nuk morëm tre pikët, ose Partizani nuk e meritoi pikën. Ruajmë pozitat ku jemi dhe shkojmë të qetë në ndeshjen tjetër.

Unë i kam të gjithë lojtarët të pranishëm. Nuk është se Malota pushoi në këtë ndeshje për diçka tjetër.

Një moment Duamena shënon dhe një tjetër nuk shënon. Për sulmuesin ka gjithmonë rëndësi të shënojë. Ka ndeshje të tjera dhe gjatë javës do të punojmë në këtë aspekt”, u shpreh Tetiva për “Oversport”.