Supersfida në Air Albania mes Partizanit dhe Kukësit mbyllet 1-1. Në takimin e vlefshëm për kampionatin u pa një ndeshje e bukur, sakaq ekipet nuk gjetën dot golin në pjesën e parë. Në të 64-tën minutë Cara bën një lëvizje të bukur dhe gjen golin.

I menjëhershëm ishte reagimi i verilindorëve, të cilët “tundën rrjetën” 3 minuta më pas. Feijao kordinohet mirë dhe mposht portierin Hoxha. Rezultati mbeti deri në fund i pandryshuar.

Kukësi kështu është në vendin e parë me 8 pikë. Në krahun tjetër, Partizani është në vendin e shtatë me 4 pikë, duke treguar edhe një herë se është në krizë.

Partizani 1-1 Kukësi

(CARA 64′, FEIJAO 68′)