Esin Hakaj po tregon se është ndër lojtarët kyç të Superligës, duke shkëlqyer këtë sezon edhe me Vllazninë.
Mbrojtësi shkodran ishte ndër më të mirët në fushë për të tijtë, paçka se Vllaznia nuk ia doli të shkojë më shumë se barazimi 0-0 me Skënderbeun në Korçë, për javën e 5 të Superligës.
Statistikat flasin për 24 vjeçarin, që kaloi me sukses 9 kundërshtarë nga nëntë driblime të marra përsipër. Gjithashtu Hakaj ishte thuajse perfekt edhe në dyluftimet e fituara teksa ka dalë me kokën lartë në 17 nga 20 prej tyre, me një përqindje 85.
Mëngjarashi në 90 minutat e Korçës mori pjesë aktive në 102 aksione që djemtë e Brdaric ndërtuan.
Sezoni I shkuar perfekt me Partizanin ka bërë që Hakaj të jetë ndër më të mirët në rolin e tij, ndërsa duket se edhe në Turqi janë penduar që nuk e mbajtën në ekip./newsport/