Partizani po luan testin e parë në këtë fazë përgatitore dhe po ndeshet me ekipin e Shkupit të kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Këta të fundit, ashtu si “demat e kuq” të Ilir Dajës luajnë në Kupat e Europës.

Në formacionin e publikuar nga “demat e kuq’’ rezulton se pjesë e skuadrës për miqësoren e sotme do të jetë dhe mbrojtësi Niko Paterni. 25-vjeçari ka luajtur për Dinamon në sezonin e fundit dhe është futbollist me origjinë italiane dhe po testohet nga trajneri Ilir Daja e stafi i tij.

Ndërkohë që duhet theksuar se, skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar dy goditje në linjën e majtë, me kualitete si: Emiljano Musta dhe Herald Marku.