Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani-Teuta përplasin 'brirët' në 'Elbasan Arena', trajnerët skicojnë formacionet

Partizani-Teuta përplasin ‘brirët’ në ‘Elbasan Arena’, trajnerët skicojnë formacionet

Partizani dhe Teuta do të zhvillojnë mes tyre në “Elbasan Arena” sfidën e javës së 28-të të Abissnet Superiores.

Demat e Dritan Mehmetit do të kërkojnë të përfitojnë nga ndalesa e Kukësit për t’u afruar sa më shumë më vendin e tretë, pozicion që të dërgon në europë.

Ndërkohë nga ana tjetër djemtë e detit pas barazimit me Skëndërbeun do të tentojë fitoren ndaj të kuqve për t’iu larguar sa më shumë mbijetesës.

Arapi dhe Mehmeti kanë shuar çdo dyshim sa i takon formacionit me të cilin do të zbresin skuadrat në “Elbasan Arena”.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Sota, Matonto, Mala, Kallaku, Cara, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti

Teuta: Qirko, Bedarovski, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli, Daja, Beqja, Ackuah, L.Vila, Gruda, Daci. Trajner: Renato Arapi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments