Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Zhgënjim total për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.
Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare. Zhan Viktor ishte heroi që tundi rrjetën e Alban Hoxhës në minutën e 67-të.
FT: PARTIZANI – SKËNDERBEU 0-1
Zhan Viktor 67′
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Sadriu, Vitija, Zguro, Berisha, Taipi, Dumfur, Dovuna, Zhan Viktor, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
GJYQTAR: Enea Jorgji (Elbasan)