Problem në shtëpinë e Juventus sa i përket repartit defensiv. Pas konfirmimit të Merih Demiral me COVID-19, një tjetër mbrojtës i bardhezinjve është infektuar në impenjimin e tij me kombëtaren.

Bëhet fjalë për Leonardo Bonuçin, i cili mesa duket nuk ka shpëtuar pa u infektuar me virusin e rrezikshëm duke qenë se te axurrët u konfirmuan katër raste mes stafit teknik të trajnerit Roberto Mançini.

Lajmin për Bonuçin e ka njoftuar vetë klubi torinez, teksa sot në mëngjes tamponi i tij rezultoi pozitiv. Tashmë, Bonuçi ka nisur fazën e izolimit ndërsa do të jetë jashtë me siguri për dy ndeshjet e radhës ndaj Torinos dhe Napolit, teksa do të shpresojë të jetë gati për Xhenoan.

Tashmë, peshën e mbrojtjes në qendër do ta mbajë i vetëm De Ligt, edhe nën shoqërinë e një Kielini në formën jo më të mirë të mundshme, ndërsa mund të përshtatet edhe njëri mes Aleks Sandro apo Danilo. /VipSport/