HomeKRYESOREPas dy transferimeve më të bujshme fshihet një shqiptar, Fali Ramadani merr...

Pas dy transferimeve më të bujshme fshihet një shqiptar, Fali Ramadani merr skenën në merkato

Ende pa përfunduar sezoni aktual skuadrat kanë lëvizur gurët e tyre në merkato për të pasuruar organikën për sezonin e ardhshëm. Dy goditje të mëdha të merkatos janë finalizuar deri më tani. Pjanic është zyrtarisht i Barcelonës për sezonin që do të pasojë, ndërsa Sane ka hedhur firmën me Bajernin e Mynihut.

Mesfushori boshnjak i ka kushtuar katalanasve 60 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusi, ndërsa në rastin e Sane bavarezët kanë paguar 50 milionë eurë Manchester City-n për shërbimet e tij.

E në të dy rastet është një shqiptar ai që ka bërë të mundur që palët të shtërngojnë duart në fund.

Agjenti Fali Ramadani ka marrë skenën e tij këtë merkato, ku ka kryer dy nga transferimet që kanë për tu mbajtur mend më tepër gjatë kësaj vere, ku si pasojë e krizës nga Covid-19 nuk pritet të ketë lëvizje të bujshme nga klubet./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments