Erzeni i sezonit te ri pritet te jete me objektiva madhore per Superligen dhe kete po e tregon edhe merkatoja qe jane duke zhvilluar drejtuesit e klubit.

Fillimisht ata kane ulur ne pankine nje emer te njohur si Nevil Dede e me pas, kane marre njeri pas tjetrit disa futbolliste cilesore dhe me eksperience.

Njeri nder to ishte edhe sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta. Por shijakasit nuk jane ndalur vetem tek ai. Po nga Burreli, ata kane marre edhe kapitenin e sezonit te kaluar Dritmir Becin.

Lajmin e ka konfirmuar vete klubi i Erzenit teksa shkruan: Zyrtare/ Dritmir Beci është përforcimi i rradhës për Erzenin !

Mbrojtësi 25-vjeçar Dritmir Beci ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit shijakas dhe ka firmosur kontratën që e bën pjesë të ekipit të Erzenit në vazhdim.

Mbrojtësi shkodran i datëlindjes 09/06/1996 ka luajtur në të kaluarën me Vllazninë, Tërbunin, Tomorin e Beratit, dhe së fundi si pjesë e ekipit të Burrelit.

Djaloshi 25 vjecar shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes!