E besoja, sepse besoj gjithmonë te gjërat pozitive. Megjithatë, janë treguar të zotë edhe lojtarët sepse kështu kanë vepruar edhe ata që nga momenti i parë, pavarësisht nuk ishte kaq e lehtë”.

Roberto Mançini i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes së parë në konferencën për shtyp në vigjilje të finales së “Euro 2020” ndaj Anglisë, e programuar për mbrëmjen e nesërme në “Wembley”.

Dhe pyetja i referohej një videoje të publikuar nga “Vivo Azzurro” lidhur me një frazë të Federiko Bernardeskit: “Mendoj se ka pasur vetëm një të çmendur 3 vite më parë që tha se mund të arrinim në këtë pikë dhe është trajneri Mançini…”.

E kujtoni debutimin në Romë?

Një ditë të bukur ishim në Romë dhe nisi të rikthehej publiku në stadium. Një kujtim shumë i bukur.

Po festimin te goli i Lokatelit?

Goli që u hapi dyert 1/8-ave. Duke mposhtur Zvicrën, ishim në fazën tjetër dhe nuk rezultoi aspak një ndeshje e lehtë.

Edhe Insinje shënoi një të bukur…

Një gol shumë i rëndësishëm, na dha pak qetësi, edhe pse më prapa pësuam atë penalltinë. Le të themi që pa VAR mund të ishte dhënë…

Kalojmë te një gol juaji: ai me takë kundër Austrisë…

Mund ta kisha goditur vetëm ashtu.

Me Austrinë përqafuat Vialin pas rrjetës së fitores…

Ishte ndeshja e parë me eliminim direkt, një ndeshje e ndërlikuar. Ishte një përfaqim çlirues.

Çfarë mendoni për gjakftohtësinë e Zhorzhinjos te penalltia?

Ka një qetësi… Është fantastik kur godet, ishim shumë të qetë edhe pse te penalltitë mund të ndodhë gjithçka.

Pas fitores nuk u përmbajtët me festimet.

Kujtuam Spinacolën, mbrojtësin më të mirë të Europianit. Ndiej keqardhje që nuk ndodhet me ne për të luajtur finalen, por mbetet fakt që ishte më i miri.

Tani keni Anglinë në finale.

Kanë mbërritur me meritë deri këtu, është një skuadër që ka lejuar shumë pak, një skuadër solide, do të jetë një finale e bukur. Por, nuk mjafton kaq. Në finale dua të argëtohemi.