Nisja e shkelqyer e sezonit tashme eshte lene pas dhe perpos Vllaznise se madhe, edhe ajo U21 po kalon nje moment jo te mire ne kampionat dhe si rrjedhoje, sot ka pesuar humbjen e dyte rradhazi duke leshuar kesisoj edhe kreun e renditjes.
Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane luajtur pasditen e sotme ne Ballsh dhe jane mundur me rezultatin 2-1 nga ekipi vendas i Bylisit.
Te dy golat per ballshiotet jane shenuar qe ne pjesen e pare, fillimisht me ane te Rucit ne minuten e 35-te nderkohe qe tre minuta para fundit te saj ka shenuar edhe shkodrani Qardaku.
Ne pjesen e dyte, Vllaznia U21 e ka rritur lojen dhe ka arritur te ngushtoje edhe rezultatin me ane te nje 11-metershi te kthyer ne gol nga Uheid Hoxha, por vetem kaq. Perfundimisht 2-1 per Bylis U21 qe ka marre fitoren por edhe eshte ngjitur ne vendin e dyte duke kaluar ne te tretin tashme ekipin shkodran.
Ne kete ndeshje, ka debutuar me Vllaznine edhe mbrojtesi gjerman Tim Brdariç, megjithate ai nuk ka arritur dot ta ndihmoje skuadren per marrjen e nje rezultati pozitiv./SHKODRA-SPORT.COM/