Ish- sulmuesi i Vllaznise Ardit Hoxhaj është prezantuar si lojtari më i ri i Elbasanit. Sulmuesi vlonjat ishte prej ditësh duke u stërvitur me trajnerin Nevil Dede, ndërsa tanimë është zyrtarisht pjesë e elbasanasve.
Lajmi është bërë me dije nga klubi i Elbasanit përmes një postimi në kanalin zyrtar. Hoxhaj prezantohet përmes një videoje, ndërsa pritet të jetë pjesë e rëndësishme në sezonin e ri.
Kujtojmë që edicionin e shkuar, ai ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës duke u shndërruar në një nga lojtarët më të dashur për kuqeblutë. Por, pas ndryshimeve në kampin shkodran, ai vendosi të largohej duke zgjedhur një destinacion të ri.
Ne fakt edhe vete shkodranet nuk insistuan shume per ta mbajtur sepse menduan qe sulmuesi nuk kishte se çfare te jepte me shume per ta pas tre vitesh bashkepunim. Si rrjedhoje, Ardit Hoxhaj tashme eshte bere pjese e Elbasanit.