Emanuela Rusta është padiskutim arbitrja më e njohur shqiptare. Rusta drejtoi dhe takimin miqësor, “Ndeshja e Yjeve”. që u luajt në Air Albania Stadium dhe aty tërhoqi një vëmendje të madhe. Në një intervistë për Albeu arbitrja bukuroshe tregoi shumë gjëra, nga pasioni për arbitrimin, e deri te ngacmimet që i bëjnë shpeshherë futbollistët.

PASIONI PËR ARBITRIMIN Dëshira për arbitre lindi prej një kolegu që është arbitri më i mirë në Shqipëri

VËMENDJA E MADHE Një formë shpërblimi i punës për kaq kohë pa hequr dorë deri tek suksesi

FRYMËZIMI Emanuela frymëzohet nga persona që kanë arritur çdo gjë me punë dhe korrektësi

VËSHTIRËSITË Nuk është e vështirë për një femër nëse është serioze dhe korrekte ta ushtrojë këtë profesion

NGACMIMET NGA FUTBOLLISTËT – Jo, janë mësuar tani që femrat po shtohen në fushën maskiliste të futbollit.

PALESTËR – Çdo ditë në palestër dhe minimumi 2 ore në ditë

STATUSI – Statusi në një lidhje të pandashme me profesionin dhe karrierën që po bej”.

PASIONET – Çdo gjë tek unë është e lidhur me sport. Jap mësim në lëndën Edukim Fizik dhe Sport në gjimnaz dhe jam në përfundim të një masteri shkencor tek UST

TIFOZE – “Shoh shumë ndeshje por nuk jam tifoze e ndonjë skuadre, shoh vetëm nga ana e gjykimit një ndeshje

USHQIMI I PREFERUAR – Hmm, ushqimi im i preferuar është çdo ushqim që është i shëndetshëm

MAL APO DET – Turizmi mix, secili ka të veçantat dhe bukurit natyrore ndryshe nga njeri tjetri

SUKSESI – Gjithë suksesin tim, ia dedikoj familjes time, padiskutim babit tim u shpreh Rusta./abcnews.al