Pavarësisht se merkatoja në Premier Ligë është mbyllur, Mançester Junajtid ka arritur të mbushë boshllëqet në repartin ofensiv, pas largimit të Romelu Lukakut.

jorente totenhem

Mediat britanike raportojnë se “Djajtë e Kuq”, kanë arritur akordin me sulmuesin e njohur spanjoll, Fernando Jorente, i cili është futbollist i lirë, teksa kjo i jep mundësinë atij, që t’i bashkohet Junajtid dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e Solskjaerit.

NINTCHDBPICT000514610660

Kujtojmë që 34-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Totenhemit, duke zhvilluar një sezon deri diku pozitiv. Mësohet se Jorente do të firmosë me “Djajtë e Kuq”, kontratë 2-vjeçare.