Vllaznia do te perballet neser ndaj Kukesit ne fushen e ketij te fundit dhe do te synoje patjeter marrjen e fitores. Megjithate kete objektiv duket se do te kete edhe skuadra qe drejtohet nga trajneri Stavri Nica.
Nje nga pikat me te forta te saj eshte sulmuesi La Torre. Peruani 25 vjeçar i pat shenuar Vllaznise edhe ne ndeshjen e fazes se pare ne “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe do ta tentoje edhe neser. Nderkohe ai ka dhene nje interviste per futbolli.ne_shqiperi ku eshte shprehur:
– Sa e ka ndihmuar Kukesin fitorja e fundit ndaj Laçit?
Ishte një ndeshje shumë e vështirë, loja u bë shumë e vështirë për ne, por ne dinim si ta përballonim dhe të merrnim fitoren.
– Si paraqitet gjendja e skuadres?
Skuadra është e bashkuar, kemi punuar shumë mirë, jemi përballur tashmë në takimin e parë dhe na ka mbetur ai hidhërimi që nuk mund ta fitojmë ndeshjen e parë, por ky është futbolli dhe jep hak.
–
Neser prisni Vllaznine, çfare synoni te arrini ne kete ndeshje?
Vllazninë e shohim si çdo ekip tjetër, synojmë vetëm fitoren pasi jemi në shtëpinë tonë dhe kemi edhe mbështetjen e publikut.