Tema e perplasjes ne mes Adilit dhe Zguros e Memellit, ka marre gjithe vemendjen e opinionit sportiv shqiptar. Nuk kane munguar as komentet dhe diskutimet e shumta edhe ne studiot sportive.

Ne njeren prej tyre, pikerisht ne “Fair Play”, Saimir Patushi eshte shprehur se nga ndeshkimi i Adilit me karton te kuq, e pesoi vetem Vllaznia.

“Une mendoj se Adili duhej te ishte treguar me i qete dhe te mos binte pre e provokimeve te Zguros. Kur e di qe ke nje karton te verdhe, duhet te jesh me i qete sepse ndeshkon skuadren.

Jam i mendimit se me 11 futbolliste ne fushen e lojes, Vllaznia do te kishte fituar ndaj Skenderbeut. E them kete nisur nga performanca e te dy ekipeve ne keto jave te fillimit te kampionatit.

Per kete arsye, gabimi i Adilit i ka kushtuar shume skuadres shkodrane dhe lojtaret duhet te nxjerrin mesime nga nje gje e tille dhe te mos bien pre e provokimeve sepse keto gabime i kushtojne shume”- ka thene Patushi./SHKODRA-SPORT.COM/