Ndeshja Vllaznia- Dinamo kuptohet qe kishte nje rendesi te madhe dhe si rrjedhoje ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi” nuk kane munguar edhe shume figura te njohura te futbollit.

Njeri prej tyre ka qene edhe ish- futbollisti i Vllaznise, por edhe i Tiranes, Saimir Patushi. Ne nje prononcim te dhene per mediat, ai eshte shprehur:

“Rezultati është mbresëlënës, asnjë nuk e ka parashikuar këtë rezultat ndërmjet këtyre skuadrave. Duke shikuar lojën besoj se ishte një vetvrasje e Dinamos, një keqmenaxhim i tyre sepse Vllaznia përveç golave të shënuar dominoi edhe me lojë.

Më vjen keq për Dinamon sepse është bërë një punë e madhe nga presidenca dhe donatorët, por fusha e blertë tregon tjetër gjë. Dinamo sapo ka ardhur në Superiore dhe duhet një grup shumë i mirë që të dalësh kampion.

Arma më e fortë e Vllaznisë është pika e sulmit, ka një sulm mbresëlënës, por nga ana tjetër mbrojtja lë shumë për të dëshiruar dhe është diçka që duhet të rregullohet me patjetër.

Duke krahasuar Vllazninë e vjetshme me të sivjetshme është më ndryshe. Lojtarët që kanë ardhur duhet të adoptohen sa më shpejt dhe Vllaznia do të jetë edhe më e mirë. Uroj me gjithë shpirt që Vllaznia të shpallet kampione.”