Ka qene nje nga mesfushoret me te mire te kampionatit shqiptar dhe ka luajtur me disa skuadra te tij, nder te cilat edhe me Vllaznine ne sezonin 2008-2009, kur ajo ishte shume prane titullit kampion.
Paulin Dhembi jeton prej vitesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por kuptohet qe e ndjek futbollin shqiptar dhe e ka te qarte se çfare ndodh aty. Ai ka dhene sot nje interviste per gazeten “Panorama Sport” ku eshte ndalur tek ecuria e disa prej ekipeve, perfshire ketu edhe Vllaznine.
“Tirana e meritoi titullin, por nuk kishte diferenca kaq te medha me ndjekesit. Per mendimin tim Partizani dhe Vllaznia e hodhen vete ne ere sezonin e tyre, Kjo sepse eshte çeshtje menaxhimi.
Vllaznia beri nje sezon te mire vjet dhe menduan se do te benin detyrimisht nje sezon po kaq te mire edhe sivjet. Ne fakt, nuk eshte keshtu. Duhet shume pune, duhet disipline, duhet fryma e duhur dhe lojtaret e duhur. Mirepo ne Shqiperi e bejne shpesh gabimin qe marrin dy- tre lojtare me emer dhe mendojne se i zgjidhin te gjitha. Nuk eshte keshtu.
Edhe Partizani beri te njejtin gabim si Vllaznia. Lojtaret e afruar nuk dhane ate çfare pritej. NUk e kuptova edhe situaten me Ilir Dajen sepse u komplikua qe ne fillim. Problem menaxhimi edhe te Partizani.
Sa u takon Skenderbeut dhe Dinamos, nuk ua ka fajin kush qe po bien nga kategoria. Me vjen keq per to, por ia bene vetes. Presidenti i Dinamos kam degjuar qe eshte shume korrekt, por gaboi ne menaxhimin e situates. Perpos tij, kane shume faj edhe Shkembi dhe gjithe te tjeret.
Ndersa sa i takon Skenderbeut, eshte e thjeshte, Takaj nuk ka leke, Nuk investoi dhe ku po bien nga kategoria. Keqardhje e madhe sepse Skenderbeu beri gjera te medha ne dekaden e fundit, por kur mungojne parate, nuk mund te ndodhin mrekulli ne futboll”- eshte shprehur Dhembi./SHKODRA-SPORT.COM/