Fitorja e Kupes se Shqiperise kete sezon nga Vllaznia ka nje koinçidende te jashtezakonshme me Kupen e fituar ne vitin 1965.

Perballe ka qene i njejti kundershtar, Skenderbeu dhe per me teper, ne te dy rastet keto ndeshje jane fituar me te njejtin rezultat, 1-0 nga Vllaznia.

Por ka edhe nje koinçidence tjeter te cilen na e zbulon nje nga pjestaret e skuadres fituese te Kupes se vitit 1965, ish- portieri i njohur Paulin Ndoja.

Duke folur per “Shkodra Sport”, ai thote: “Ne vitin 1962 Vllaznia ra prej kategoriet dhe tre vjet me vone fituam Kupen e Republikes ndaj Skenderbeut. E njejta gje edhe tani. Ne vitin 2018 Vllaznia ra prej kategoriet dhe tre vjet me vone fitoi Kupen.

Une personalisht nuk e kam vene asnjehere ne diskutim se Vllaznia do te fitonte ndaj Skenderbeut sepse mes skuadrave ka patur diference ne te gjitha drejtimet dhe shkodranet e meritonin kete kupe”.

I pyetur se cili ka qene çelesi i suksesit te Vllaznise se sivjetme, legjenda e portes shkodrane thote: “Meriten me te madhe ne kete sukses e ka trajneri Brdariç, te cilin do ta cilesoja lojtarin me te mire te kesaj Vllaznie”.

Per me shume, ndiqni te plote intervisten e mjeshtrit Paulin Ndoja dhene per kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube: