Tre ndeshje, shtate pike, kjo eshte ecuria e Veleçikut ne tre ndeshjet e fundit qe ka zhvilluar tani dhe si rrjedhoje pozitat e tij ne renditje jane me te mira teksa tashme çdo gje e ka vete ne dore per shpetimin nga renia prej kategorise.


Njeri nga lojtaret me te rendesishem te skuadres koplikase eshte padyshim Izmir Pelinku i cili ka luajtur gjate ketij sezoni si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfushe, sa here qe i ka kerkuar stafi ta beje nje gje te tille.


Duke folur pr “Shkodra Sport”, ai do te shprehej: “Po eshte e vertete qe ne keto javet e fundit kemi patur nje ecuri te mire duke marre shume pike. Mund te them se me pak fat, sot do te kishim patur me shume pike ne renditje dhe pse jo, do te kishim qene ne mes kater ekipeve te para te renditjes”.


I pyetur nese Veleçiku rrezikon nga renia prej kategorise, Pelinku do te shtonte: “Veleçiku me grupin e lojtarve qe ka dhe me mbeshtetjen e stafit teknik e drejtuesve te klubit nuk do ta diskutoje mbijetesen. Jam shume i bindur per kete. Vendi i kesaj skuadre eshte ne kategorine e pare”.


Per Pelinku ky eshte sezoni i dyte qe luan me koplikasit dhe kur i kerkojme nje mendim per paraqitjet e tij gjate sezonit aktual, ai shton: “Deri tani besoj se kam bere nje paraqitje pozitive ne aspektin personal. Shpresoj qe ne ndeshjet e mbetura, te luaj edhe me mire dhe ta ndihmoj Veleçiku per arritjen e objektivit”.

www.shkodrasport.com