Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Për të gjithë ju që thatë se…', Olsi Ramës nuk i hiqet...

‘Për të gjithë ju që thatë se…’, Olsi Ramës nuk i hiqet nga mendja penalltia e Vllaznisë

Drejtorit të Partizanit, Olsi Rama duket se do i mbetet gjatë në mendje ajo penallti e akorduar në favor të Vllaznisë, në ndeshjet e javës së parafundit, e cila praktikisht nxori Partizanin nga lufta për titull.

Pasi bëri krahasimin pak ditë më parë, me një prekje me dorë në finalen e Ligës së Europës, ku nuk u akordua penallti, të njëjtën gjë bën edhe me një rast në finalen e Ligës së Kampioneve.

Pikerisht kur Xhejms prek topin me dorë, por nuk akordohet penallti, për shkak se fillimisht topi e preku në trup dhe më pas në dorë.

“Për të gjithë ju që për rastin e finales së Europa League, thonit që topi nuk po shkonte në rrjetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments