✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Për Vllazninë dhe Vorën përballja e rradhës mes tyre do jetë vetëm e dyta në gjithë historikun mes skuadrave përsa i përket dueleve në Superiore. Kjo pasi ky është sezoni i parë dhe historik i Vorës në elitën e futbollit tonë, prandaj edhe ndeshjet me Vllazninë apo kundërshtarë të tjerë janë me “pikatore” në nivelin më të lartë të futbollit tonë. Kështu në ndeshjen e fazës së parë, e zhvilluar po ashtu në Shkodër ishte Vllaznia që triumfonte 2-0 ndaj Vorës, duke marrë kështu pikët e plota.

Dueli ishte i vlefshëm për javën e 5-të të sezonit 2025-26 të Superiores dhe vendosej nga golat e Balajt me penallti dhe Muratajt. Të cilët i jepnin suksesin skuadrës së drejtuar nga Edi Martini. Dy skuadrat po ashtu kanë dy ndeshje direkte edhe në sezonin 2018-19, por në Kategorinë e Parë. Me shkodranët që luanin në ligën e dytë për nga rëndësia në vendin tonë pas rrëzimit nga Superliga në ediconin paraardhës. Ku edhe ne ato dy ndeshje të zhvilluara në Kategorinë e Parë, Vllaznia do ishte dominuese dhe fituese ndaj Vorës.

Kjo pasi shkodranët do fitonin në dy takimet e atij sezoni fillimisht në fazën e parë në shifrat 3-1, me ndeshjen që zhvillohej në Shkodër. E ndërsa në fazën e dytë me ndeshjen që luhej ne transfertë, kuqeblutë fitonin me rezultatin “tenistik”, 1-6 kundër Vorës.

Pra, në duelet direkte Vllaznia ka njohur vetëm fitore kundër Vorës, pavarësisht se ndeshjet kanë qenë të pakta mes dy skuadrave. Një statistikë që 9 herë kampionët e vendit do kërkojnë t’a thellojnë akoma më tepër ditën e enjte, ku kuqeblutë do kërkojnë fitoren në javën e 14-të të Superiores për sezonin 2025-26.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”