Shkodra dhe shkodranët i kanë dhënë paraditen e së dielës lamtumirën e fundit ish- futbollistit të Vllaznisë Aziz Gruda.

Ai u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare pak ditë më parë në Gjermani ku ka jetuar prej gati 30 vitesh, por trupi i tij është sjellë në qytetin e tij të lindjes ku dhe do të prehet.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, në mes shumë qytetarëve shkodranë, kanë qenë edhe shokë e kolegë të tij të cilët në fjalën e tyre për “Shkodra Sport” kanë evidentuar vlerat sportive por edhe njerëzove të Aziz Grudës…

Aziz Gruda ka qenë pjesë e një plejade të shkëlqyer sportistësh të cilët në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 kanë dhënë shumë për Vllazninë.

Padyshim që karriera e tij sportive por edhe sukseset e arritura, do ta bejne ate te jetë i përjetësuar në panteonin e futbollit shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/