Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, i është kthyer përsëri buzëqeshja pas kthimit të Zinedin Zidan, edhe pse klubi ka kaluar ndoshta javët më të errëta të viteve të fundit duke përfunduar i turpëruar si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Pak orë pasi kishte prezantuar francezin, ai u shfaq përsëri para mediave, këtë herë në një event solidariteti të organizuara nga Esteban Granero, me fjali ku nuk munguan batuta.

“Ajo e Zidan është një histori dashurie 18-vjeçare. Është një ditë e madhe dhe e gjithë bota është e gëzuar. Ai do të bëjë atë që duhet të bëjë. Revolucion? Jo, jo. Zidan është një person që prodhon entuziazëm, jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë botën.

Duhet të mbyllim mirë këtë sezon dhe të mendojmë për atë që vjen”, tha ai, i ngacmuar më pas nëse po mendonte edhe një tjetër kthim të bujshëm, atë të Ronaldos, apo përforcime të mëdha.

“Kristiano është mirë aty ku është dhe po paraqitet shumë mirë. Mbape? Zidan i cili është francez, noshta mund të bëjë diçka më shumë (qesh). Kush më pëlqen mes Nejmar dhe Mbape? Të dy”, ishin batutat duke qeshur të presidentit madrilen. /vipsport/