Florentino Perez, president i Real Madrid, por edhe president i Superligës Europiane që për momentin do të mbesë thjesht një projekt në letër, ka theksuar se Superliga nuk eshte shuar perfundimisht. Ndërkohë, shton edhe se si të rinjtë duan të shohin për çdo javë përplasje të mëdha, si përshembull në tenis Federer-Nadal.
“Superliga nuk eshte shuar. Ata thonë se Juventusi është zhdukur e nuk është kështu. Ata thonë se Milani është zhdukur e nuk është kështu. Edhe anglezët janë ende brenda, si Barça. Ne të gjithë jemi akoma sepse për të dalë duhet të paguash një gjobë “.
Ne nuk mund të marrim masa ligjore por po, ka një marrëveshje detyruese midis nesh. Ai i yni nuk është një kampionat i mbyllur, çdokush mund të hyjë; ne nuk duam të vrasim kampionatet; të rinjtë nuk shohin më futboll, ata duan të shohin një Nadal-Federer çdo javë; futbolli është i mbytur nga kriza, ne nuk do të arrijmë në vitin 2024 nëse nuk gjejmë më shumë para”.
Kemi vendosur të bëjmë një pauzë për të provuar të shpjegonim një projekt për të cilin kemi punuar për tre vjet. Dhe që mbase e kemi ilustruar keq. Por ata nuk na dhanë kohën, ata na sulmuan me një agresion të pabesueshëm”, u shpreh Perez. /VipSport/