Zinedin Zidan nuk do të bëhet trajneri i ardhshëm i Çelsit apo Totenhemit për shkak të dijeve të tij të cunguara të gjuhës angleze.

Një gjë të tillë e thotë ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtaren e Francës, Emanuel Peti.

“Zidan nuk do të vijë në Angli dhe nuk ka dyshime për këtë. A e dini përse? Sepse ai nuk flet anglisht. Kjo është e vërteta, sepse unë e njoh Zidanin prej vitesh dhe mënyrën se si ai i menaxhon lojtarët.

Sepse ai është gjithnjë shumë pranë tyre dhe flet me ta.

Ai e ka komunikimin prioritet. Është shumë i rëndësishëm për të dhe ai nuk dëshiron që të komunikojë me skuadrën përmes një përkthyesi”, tha ish-mesfushori i Arsenalit.