Trajneri Orges Shehi, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, teksa emri i tij është përfolur vazhdimisht, për një rikthim të mundshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Emri i tij u pëmend fillimisht tek Teuta dhe së fundi te Tirana. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, durrsaku, ndër të tjera deklaroi:
“Pas ndërprerjes së marrëveshjes me Ballkanin, unë kam një çështje që siç dihet ka shkuar në organet kompetente. Dita ditës pres vendimin. Për deri sa ajo është çështje në gjykim, atëherë të presim verdiktin.
Zërat për të ardhmen? Për çdo trajner dinamika është e tillë, nga momenti në moment mund të ketë gjëra që përfliten. Disa janë të vërteta disa jo, diku ka zëra, diku janë plotësisht të pavërteta. Gjatë kësaj kohe kam pasur disa diskutime. Trajnerët këtë dinamikë kanë, sot nuk kanë asgjë, nesër, mund të ketë diçka”, u shpreh Shehi.


