Harry Kane prej kohësh përflitet për një transferim të mundshëm te Barcelona, verën e ardhshme.
Për këto zëra ka folur vetë sulmuesi anglez. Në një intervistë të dhënë për “Blid”, Kane i mohoi thashethemet për një transferim në Spanjë, duke thënë se ndihet i lumtur në Mynih dhe i duket e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd. Ndihem shumë i qetë, edhe pse nuk e kemi diskutuar ende situatën time me Bayernin. Por nuk ka nxitim. Jam vërtet i lumtur në Mynih dhe është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni”, u shpreh Kane.
Anglezi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës me kampionët e Gjermanisë, ku në 23 ndeshje, ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë katër asiste.















