Abdurrahman Fangaj mund të konsiderohet “përforcimi” i parë i Vllaznisë, në merkton e janarit.
Mbrojtësi iu bashkua skuadrës shkodrane që në fillim të sezonit, por për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në gju, nuk ka mundur të japë ende kontrubutin e tij me skuadrën e Vllaznisë.
Lojtari i cili mbajti për 5 sezone veshur fanellën e Laccit, është në fazën e reabilitimit, i cili duket se po ecën mjaft mirë, teksa Fangaj pritet të jetë në dispozicion të trajnerit në muajt e parë të vitit 2021.
Ai zbriti ditën e sotme në fushë, ku kreu edhe stërvitjen e parë. Fillimisht mbrojtsi do të kryej stërvitje individuale, me shpresën pr t’u bashkur më pas normalisht me grupin dhe për të dhënë kontributin e tij te Vllaznia.