Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPërforcimi i pestë ne merkato, mbrojtësi i ri i Juventusit kryen vizitat...

Përforcimi i pestë ne merkato, mbrojtësi i ri i Juventusit kryen vizitat mjekësore

Juventusi nuk ndalet në merkato. Pas afrimit të Ramseit, Bufonit, Rabiotit dhe Demirelit, kampionët në fuqi të Italisë do të zyrtarizojnë shumë shpejt edhe mbrojtësin Kristian Romero.

Ish-futbollisti i Xhenoas, ka mbërritur në selinë e klubit bardhezi për të kryer vizitat mjekësore, teksa më pas do të vijë edhe zyrtarizimi.

21-vjeçari, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, teksa kartoni i argjentinasit do t’i kushtojë Juventusit plot 20 milionë euro.

Romero do të qëndrojë i huazuar te Xhenoa edhe këtë sezon, për shkak të mungesës së hapësirave në skuadrën bardhezi.  Mbrojtësi u aktivizua 27 takime në sezonin e kaluar, teksa realizoi 2 gola dhe 2 asist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments