E mbani mend Jasmin Raboshtën, sulmuesin shkodran që ka luajtur më së shumti në Kategorinë e Parë, e madje kush ekip e merrte ngjitej në elitë. Të paktën kështu ka ndodhur me Pogradecin, Luftëtarin, Elbasanin e Kastriotin.

Raboshta ka provuar edhe elitën, ndërsa edicionin e shkuar luajti në Turqi, në ligat inferiore, e megjithatë zanatin si shënues nuk e harroi. Tashmë është rikthyer në Shqipëri dhe ka disa oferta, e negociata. Sulmuesi mund të vijojë karrierën në Shkodër, por edhe në Lezhë.

Bisedimet kanë nisur dhe me shumë gjasa sulmuesi, aktualisht 29-vjeçar sezonin e ardhshëm do të vijojë karrierën në Shqipëri. Tashme duhet pare se cila do te jete e ardhmja e ketij lojtari.

Rraboshta dallohet per aftesite e tij nuhatese para portes dhe padyshim qe shume skuadra do te kene deshire ta perfshijne ne rradhet e tyre per sezonin e ri futbollistik.