Liga e Profesioniste e futbollit ka zhvilluar sot takimin e radhës, ndërsa pas saj ka folur Edvin Libohova.

Kreu I Ligës është shprehur se Bojkoti do të vijojë dhe se nuk është marrë asnjë vendim për këtë gjë, ndërsa I është hequr e drejta RTSH-së për të transmetuar momentet më të mira të ndeshjeve për qëndrim jo mbështetës ndaj bojkotit. Nesër takim në ministri mes palëve.

“Liga ka vendosur që për qëndrim jo mbështetës ndaj RTSH mos përsërisim kontratën e highlighter dhe momenteve të ndeshjeve në sezonin e ri.

Mirëpresim që të zgjidhen problematikat tona, në momentin që kjo do bëhet ne jemi të gatshëm për të nisur.

Vetëm kemi bisedime asnjë vendimarrje në lidhje me bojkotin. Nesër kemi një takim dhe presim që Qeveria të na sjellë një plan konkret. Të 10 presidentët kanë pasur qëndrim unanim për bojkotin.

RTSH? Kemi gjykuar duke parë emisionet, Liga dhe anëtarët e saj kanë qenë në dakordësi që t’I heqin të drejtën e pamjeve nga ndeshjet”, u shpreh Libohova./newsport/