Ivan Perisiç kërkon të largohet nga Hajduku i Splitit për të nisur një aventurë tjetër dhe jo pak të rëndësishme. Bëhet fjalë për Barcelonën.

Veterani kroat mund t’i bashkohet Hansi Flikut, trajner me të cilin ka punuar te Bajerni dhe ka fituar gjithçka. Mediat kroate raportojnë se klauzola e tij është 200 mijë euro dhe çdo klub mund ta paguante.

Ditën e djeshme trajneri Gatuzo e përjashtoi nga skuadra ish-lojtarin e Interit për ndeshjen kundër Lokomotivës së Zagrebit dhe trajneri italian ka folur pas sfidës për këtë histori.

“20 ditë më përpara ai erdhi në zyrën time dhe më tha që i pëlqente të largohej. Nëse dikush do të largohet, duhet që të respektojë pjesën tjetër të skuadrës sepse në dhomat e zhveshjes ka disa rregulla që duhen zbatuar. Unë madje ia kam dhënë mundësinë për të luajtur, 20 minuta, 35 dhe 65 minuta.

Por duhet që të rris edhe lojtarët e tjerë dhe të gjejnë formën. Nuk mund të aktivizoj Perisiçin që të largohet në formë. Nëse një lojtar shpreh dëshirën për të ikur, atëherë kjo mund të sjellë mendime të gabuara. Kjo nuk është në histori e përfunduar sepse lojtari vazhdon të jetë ende këtu”, ka thënë Gatuzo.